Renea aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, arrestohen dy persona. Detaje nga operacioni
Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar sot një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes.
Sipas informacioneve të para, gjatë aksionit në Fushë Kuqe janë arrestuar dy persona, të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrolleve, forcat e rendit
kanë sekuestruar gjithashtu armë zjarri.
Detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim.