Pengmarrja e kosovarit/ Detajet, autorët e dyshuar e ‘ngujuan’ për një borxh prej 70 mijë euro
Blutë e Vlorës kanë zbuluar të tjera detaje pas shoqëruarimit të katër personave, që dyshohet se kishin marrë peng një shtetas kosovar.
Sipas Policisë, shtetasit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur për arsye hetimore, e mbanin shqiptarin nga Kosova, në një banesë në afërsi të Rrugës së Re në qytetin bregdetar.
Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës, dhe i kërkonin personit 70 mijë euro.
Sipas burimeve policore, të shoqëruarit dyshohet se prej disa ditësh mbanin të izoluar një shtetas në një banesë na katin e 7-të të një pallati në rrugën ‘Demokracia’, me qëllim ushtrimin e presionit për gjobë-vënie.
Ngjarja është ende në fazën hetimore, ndërsa policia ka nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për secilin prej të shoqëruarve.