VIDEO/ Gjobëvënie dhe pengmarrje në Vlorë, 4 persona në pranga

Katër persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një rast pengmarrjeje në qytet.

Sipas burimeve policore, të shoqëruarit dyshohet se prej disa ditësh mbanin të izoluar një shtetas në një banesë na katin e 7-të të një pallati në rrugën ‘Demokracia’, me qëllim ushtrimin e presionit për gjobëvënie.

Ngjarja është ende në fazën hetimore, ndërsa policia ka nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për secilin prej të shoqëruarve.