Hetimet e SPAK për 21 Janarin/ Qyno: Pse s’merren me ‘strumbullarin’ Edi Rama?
Debati mbi paprekshmërinë e zyrtarëve të lartë dhe mundësinë e hetimit të një kryeministri në detyrë është rikthyer sërish, duke vënë përballë parimin e llogaridhënies me rrezikun e destabilizimit politik.
Gjatë një diskutimi në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, gazetari Elton Qyno solli në vëmendje dy raste kyçe: ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, dhe hetimet e SPAK për ngjarjet e 21 Janarit 2011 në Shqipëri.
Sipas Qynos, një proces hetimor apo një dosje penale ndaj kryeministrit në detyrë nuk duhet të shihet si faktor destabilizimi, pasi nëse ekzistojnë prova të forta për përfshirje në aktivitet kriminal, masat ligjore mund të merren pa pritur largimin e tij nga posti.
Precedenti i Nikola Gruevskit u bë pikë qendrore e debatit në emisionin Çim Peka Live, ku vëmendja u zhvendos te situata në Shqipëri dhe veprimtaria e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
SPAK, sipas Qynos po heton të gjithë zinxhirin komandues shtetëror për demonstratën e 21 Janarit, por po anashkalon thirrjen në pyetje të "strumbullarit kryesor", referuar figurës politike që thirri protestat, Edi Ramës, atëherë kryetar i PS, sot Kryeministër.
Për gazetarin, hetimi nuk mund të jetë i plotë pa marrë në pyetje personin që mobilizoi demonstruesit, duke lënë të kuptohet se drejtësia po ndalet para figurave kryesore politike.
Faktikisht kryeministri mund të hetohet edhe në gjendje të lirë, edhe në detyrë. Nëse konstatohet që ka prova të forta dhe kryeministri është përfshirë në aktivitet kriminal, atëherë mundet që të merren masa duke ia i komunikuar akuzën dhe duke qëndruar dhe në detyrë. Pastaj është tjetër gjë populli, është tjetër gjë morali i tij politik për të dhënë dorëheqjen.
Unë po ju them vetëm një rast siç ishte rasti i Gruevskit në Maqedoni. Edhe Gruevski nuk hiqej dot nga pushteti. Opozita atje luftonte, nuk e rrëzonte dot me votë dhe në fund pastaj doli çështja e Tank-ut, po e mbani mend, që ishte çështja e makinës. Iku me aleanca. E bëri Rama këtu? Domethënë ai iku me votë. Sigurisht që doli partia e parë, po parti të tjera bënë koalicionin bashkë dhe nuk e zgjodhën këtë, zgjodhën një tjetër. Ai me votë iku. Pasi iku me votë, pastaj i filloi çështja.
Minimalisht të thirret njëherë në SPAK. Po marr vetëm një paralelizëm, SPAK-u edhe po merr në pyetje të gjithë zinxhirin drejtues të shtetit për vrasjen e 21 Janarit dhe nuk po thërret pikërisht strumbullarin kryesor, kush e bëri në fund 21 Janarin? Kush i mblodhi njerëzit? Kush thirri demonstratë? Kush thirri?
Sepse ishte dhe një grup demonstruesish që është hetuar nga Prokuroria e Tiranës, pavarësisht se çështja është pushuar, po Prokuroria e SPAK-ut nuk i ka thirrur akoma demonstruesit që organizuan pikërisht demonstratën. Jo vetëm demonstrusit, po është marrë vetëm me zinxhirin drejtues të gardës dhe është marrë me zinxhirin drejtues të kryeministrisë. Për të qenë korrekt, me datë 20 Janar 2011, në Top Channel është thënë do ketë të vdekur.