Berisha: Balla, një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj! U garantoj se s'do ta zhvilloni kurrë më atë farsë

Duke replikuar në sallën e parlamentit ndaj Taulant Ballës, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, drejtuesi i grupit të PS-së në parlament është një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj.

Berisha i sfidoi socialistët, duke u shprehur se, kurrë nuk do të mund të zhvillojnë më një farsë elektorale, si ajo e 11 majit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Parafolësi është një nga kriminelët elektorale më të mëdhenj të vendit.

Është një nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës, dokumentet janë të gjitha, dhe manipulatorët e votës së diasporës.

Ky është realiteti.

Për sa i përket pretendimeve, unë garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj, forcat politike e bazuar në krimin, drogën, nuk është fituese.

Zgjedhjet i rrëmbeu me metodat më antiligjore dhe më antikushtetuese.

Rekomandimi i Këshillit të Europës që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet nuk u zhvilluan midis partive, por midis shtetit partiak dhe partive politike.

Mjafton ky rekomandim të dënojë me vdekje procesin zgjedhor, farsën që u zhvillua.

Ndaj dhe u garantoj që s’do mund ta zhvilloni më atë farsë.

Për ne, në ato premtimet, zotimet tona se do mbrojmë votën, ne ia dolëm.

Por e themi këtu, kurrë më.

Kurrë më.

Hiqeni nga mendja!