Real Betisi shumë i fortë për Dinamon e Zagrebit, Arbër Hoxha mbetet ‘thatë’ në Europë
Real Betis ka arritur një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Dinamo Zagrebit në Europa League, duke vazhduar serinë e pa humbjeve në Evropë. Golin e parë e realizoi Rodrigo Riquelme në minutat e para të ndeshjes, kur një pasim i keq i mbrojtësit Sergi Domínguez përfundoi në rrjetën e tij, duke dhënë avantazhin 1-0 për Betis.
Pak minuta më pas, Riquelme shënoi golin e dytë, pas një pasimi të bukur nga Cédric Bakambu, duke mposhtur portierin Filipović me një goditje të qetë dhe rezultati u bë 2-0. Vetëm katër minuta më vonë, Antony përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit kroat për të realizuar golin e tretë, duke kompletuar avantazhin e trefishtë për spanjollët.
Për Dinamo Zagreb, Niko Galešić realizoi golin e vetëm në minutën e 89-të, duke dhënë një ngushëllim simbolik për vendasit, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Me këtë rezultat, Real Betis vazhdon serinë e pa humbjeve dhe ngjitet në historinë e klubit me tetë ndeshje radhazi pa humbje në Evropë.
Arbër Hoxha, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u aktivizua titullar në radhët e Dinamos, por luajti vetëm në pjesën e parë, pa mundur të lërë shenjë.