SYRI TV/Trafikuan 2.4 ton drogë në 3 episode/ GJKKO lë në burg grupin e 'Rrajave' e djalin e ish deputetit socialist
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Rexhep Rrajen, djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, si dhe anëtarët e tjerë të grupit. Sipas SPAK, grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 2.5 tonë marihuanë dhe kokainë në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Gjermaninë, Turqinë dhe Malin e Zi.
Grupi kriminal “Rraja” u godit një ditë më parë gjatë një operacioni në Fushë-Krujë. GJKKO ka caktuar masën “arrest me burg” për Rexhep Rraja, djalin e ish-deputetit Rrahman Rraja, kushërinjtë e tij, Gazmir dhe Përparim Rraja, si dhe bashkëpunëtorët e tyre. Nga 14 masa sigurie të lëshuara, 10 janë ekzekutuar, ndërsa 4 ndodhen ende në kërkim.
Gjatë operacionit u arrestuan: Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj, si dhe tre anëtarë të fisit Rraja: Gazmir, Përparim dhe Rexhep Rraja. Ndërsa Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo ndodhen në qeli, ku iu është komunikuar masa e sigurisë.
Sipas SPAK, grupi kriminal “Rraja” dyshohet se ka trafikuar rreth 2.5 tonë marihuanë dhe kokainë në tregjet ndërkombëtare. Hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikimit të drogës, ku Shqipëria ka shërbyer si vend nisjeje ose transit, duke përfshirë destinacione si Gjermania, Turqia dhe Mali i Zi.
MASAT E GJKKO:
Rexhep Rraja, arrest me burg
Gazmir Rraja, arrest me burg
Përparim Rraja, arrest me burg
Zamir Aliaj, arrest me burg
Marvin Bushati, arrest me burg
Agim Nina alias Lorenc Selmani, arrest me burg
Sokol Qaja, arrest me burg
Ervis Shuli, arrest me burg
Vildan Baroku, arrest me burg
Bujar Sefa, arrest me burg
Hajdar Sefa, arrest me burg
Islam Sefa, arrest me burg
Aldo Gjini, arrest me burg
Jani Çavo, arrest me burg