Skandali/ Gërmime me eskavator në parkun arkeologjik të Finiqit! Restaurimi iu besua një kompanie pa eksperiencë
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar ashpër lidhur me skandalin që po ndodh në parkun arkeologjik të Finiqit.
Në një deklaratë të saj Ministria e Kulturës konfirmoi se punimet me eskavator në Akropolin e Finiqit janë të autorizuara prej saj, e skandali bëhet më i madh pasi gazetarët që ndodheshin në vendngjarje raportuan se në sitin arkeologjik nuk kishte asnjë arkeolog apo restaurator.
Sipas ministrisë së Kulturës këto punime po kryhen nga kompania “JOGI shpk”. Nga një verifikim i thjeshtë në faqet zyrtare të administratës tregon se kjo kompani nuk ka asnjë eksperiencë të njohur në restaurimin e mureve antike të një rëndësie të tillë ndërkombëtare si ato të Finiqit.
Gjithashtu, këto punime të autorizuara nuk rezultojnë të jenë të publikuara në faqen e IKTK-së, ku publikohen vendimet dhe ndërhyrjet zyrtare të institucionit.
Specialistët theksojnë se në një sit arkeologjik të kësaj kategorie nuk lejohet përdorimi i mjeteve të rënda, pasi ato mund të dëmtojnë shtresat kulturore dhe arkeologjike.
Pyetja që ngrihet tashmë është: a ka mbetur dikush në Ministrinë e Kulturës që të kuptojë konceptet bazë teknike të mbrojtjes dhe restaurimit të trashëgimisë?
Reagimi
Si pergjigjia per interesin e larte te mediave mbi Ceshtjen e Parkut te Finiqit, Ministria e Kultures ka leshuar nje deklarate shtypi duke treguar se punimet me eskavator ne Akropolin e Finiqit jane te autorizuara nga ajo vete.
Nderkohe media prezente ne sitin arkeologjik nuk gjeti asnje arkeolog apo restaurator.
Nderkohe sipas Ministrise se Kultures keto punime kryehen nga Firma "JOGI shpk".
Me nje kerkime shume te thjeshte ne faqet e administrates mund te vertetohet se firma "JOGI Shpk" nuk ka asnje pervoje te ngjashme ne restaurimin e Mureve Antike te nje rendesie nderkombetare si Finiqi.
E dyta keto punime te autorizuara nga Ministria e Kultures nuk jane te paraqitura ne sitin e IKTK. website ku botohen te gjitha vendimet e ketij Institucione.
E treta ne asnje sit arkeologjik te kesaj rendesie nuk mund te futen mjete te tilla te cilat demtojne rende shtresat kulturore dhe arkeologjike.
E fundit, a ka mbetur kush ne Ministrine e Kultures qe te kuptoje nga keto koncepte teknike?