SYRI TV/ Preken nga TID, banorët protestë te parlamenti para interpelancës me Blendi Gonxhen
Interpelanca në Parlament me ministrin e Kulturës, Blendi Gonxhe për projektin TID Durrës, ka bërë që banorët të cilët preken nga shembjet për ti hapur rrugë zbatimit të tij, protestën e radhës ta zhvillojnë pikërisht përpara godinës së parlamentit. Ata i kanë bërë thirrje ministrit Gonxhe si dhe deputetëve socialistë të qarkut Durrës që të kërkojnë anulimin e këtij projekti, pasi është abuziv dhe dëmton trashgiminë kulturore
Banorët që preken ngë projekti TID Durrës kanë protestuar këtë të enjte përpara parlamentit, ku Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe ishte thirrur në interpelancë për këtë projekt. Ata i kanë bërë thirrje Ministrit Gonxhe si dhe deputetëve socialist të Durrësit që të dalin dhe të diskutojnë mbi këtë projekt, të cilin e kanë cilëuar si korruptiv dhe selektiv.
Banorët kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër shpronësimeve të padrejta ndërsa kanë kërkuar pezullimin e projektit.
Interpelanca me ministrin Gonxhe është thirrur nga Deputetja e PD, njëkohësisht edhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa. Ajo e ka kërkuar interpelancën për të marr përgjigje për një sërë pikëpyetjesh që lidhen me këtë projekt, i cili fillimisht parashikohej si restaurues, por tashmë është shndërruar në një plan që parashikon prishjen e banesave dhe bizneseve, të cilat ndodhen në zonën historike të qytetit