Qytetarja nga Elbasani, Shyti: Tuneli i Kërrabës, ‘ura’ që na ka lehtësuar jetën!
Një qytetare nga Elbasani ka dhënë mesazhin e saj gjatë ceremonisë për 35-vjetorin e PD.
Duke folur në aktivitetin e PD që mbahet në selinë blu, Shyti, njëkohësisht edhe si nënë tha se ndërtimi i Tunelit të Kërrabës, është një ‘urë’ që ka lehtësuar jetën e elbasanllinjve.
‘Rrugët janë si fjalët, ndërtojnë ura ose ngrenë mure! Keni ndërtuar URA Doktor, dhe për këtë keni mirënjohjen me zë apo nën zë të të gjithë njerëzve që kalojnë aty’, u shpreh Shyti në fjalën e saj.
Unë jam Danjela Shyti, një qytetare dhe nënë nga Elbasani.
Jam sonte këtu për të thë shkurt dy fjalë për rrugën Elbasan-Tiranë, për tunelin e Kërrabës, që i zuri vendin kthesave të tmershme të Qafë Krrabës.Për të shprehur mirënjohjen pafund për lehtësirat që kam patur e kam, unë e familja ime, mijëra familje elbasanase, tiranase e shqiptare!
Ime bijë studente dhe më pas e punësuar, im bir po ashtu.
Lehtësi në kohë, lehtësi në shpenzime dhe mbi të gjitha qetësinë e darkave tek sheh fëmijët në shtëpi!Rrugët janë si fjalët, ndërtojnë ura ose ngrenë mure!
Keni ndërtuar URA Doktor, dhe për këtë keni mirënjohjen me zë apo nën zë të të gjithë njerëzve që kalojnë aty.Dhe tuneli është që “Ura” na ka lehtësuar jetën!
Faleminderit, PD! Faleminderit Sali Berisha!