Prekëse në Vlorë: Delfini i gjallë përpiqet të ndihmojë shokun e ngordhur në det
Një ngjarje prekëse ka ndodhur në bregdetin e Vlorës, ku një delfin i gjallë është filmuar duke u rrotulluar rreth një delfini të ngordhur dhe duke tentuar disa herë ta shtyjë, sikur të përpiqej ta ndihmonte.
Pamjet e xhiruara tregojnë ndjeshmërinë e rrallë të këtyre krijesave detare, të cilat shpesh shfaqin sjellje sociale dhe emocionale të ngjashme me kafshët shumë inteligjente.
Ende nuk janë të qarta shkaqet e vdekjes së delfinit a ka qenë kjo një ngjarje natyrore, pasojë e sëmundjes apo ndikim i aktivitetit njerëzor. Autoritetet mjedisore pritet të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar shkakun e ngordhjes.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke rikujtuar lidhjen e veçantë dhe inteligjencën e lartë të delfinëve.