GJKKO lë në arrest me burg grupin e 'Rrajave', mes tyre edhe djali i ish-deputetit socialist
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg grupin kriminal “Rraja”, i goditur një ditë më parë gjatë një operacioni në Fushë-Krujë.
GJKKO caktoi sot masën ‘arrest me burg’ për Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, kushërinjtë e tij, Gazmir dhe Përparim Rraja, si dhe bashkëpunëtorët e tyre. Nga 14 masa sigurie të lëshuara, 10 u ekzekutuan, ndërsa 4 ndodhen në kërkim.
Gjatë operacionit të djeshëm u arrestuan Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj dhe tre anëtarë të fisit Rraja: Gazmir, Përparim dhe Rexhep Rraja. Ndërsa Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo ndodhen në qeli, ku u është komunikuar masa e sigurisë.
Sipas SPAK, grupi kriminal “Rraja” dyshohet se ka trafikuar rreth 2.5 tonë marihuanë dhe kokainë në tregjet ndërkombëtare. Hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikimit të drogës, ku Shqipëria ka shërbyer si vend nisjeje ose transit, duke përfshirë destinacione si Gjermania, Turqia dhe Mali i Zi.
LEXO EDHE:
TABELA – MASAT E GJKKO
Rexhep Rraja, arrest në burg
Gazmir Rraja, arrest në burg
Përparim Rraja, arrest në burg
Zamir Aliaj, arrest në burg
Marvin Bushati, arrest në burg
Agim Nina alias Lorenc Selmani, arrest në burg
Sokol Qaja, arrest në burg
Ervis Shuli, arrest në burg
Vildan Baroku, arrest në burg
Bujar Sefa, arrest në burg
Hajdar Sefa, arrest në burg
Islam Sefa, arrest në burg
Aldo Gjini, arrest në burg
Jani Çavo, arrest në burg