PD feston sot 35 vjetorin e themelimit! Në 18:00 ceremonia zyrtare në seli, i pranishëm dhe lideri historik Sali Berisha
Partia Demokratike feston sot 35 vjetorin e themelimit. Një ceremoni zyrtare do të organizohet sot në orën 18:00 pranë selisë qendrore të PD-së me prezencën e liderit historik, Prof. Dr. Sali Berisha.
Më 11 dhjetor 1990 u krijua Partia Demokratike nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë të cilët zgjodhën si Kryetar të Komisionit Nismëtar studentin Azem Hajdari dhe më pas si Kryetar të Partisë, Sali Berishën.
Gjatë një interviste në studion e ‘Çim Peka LIVE’ mbrëmjen e 8 dhjetorit 2025 Sali Berisha tregoi se vendimi për themelimin e Partisë Demokratike nuk u mor rastësisht, por si një përgjigje ndaj përpjekjeve të Ramiz Alisë për të legjitimuar sistemin e dikurshëm jugosllav me forma të maskuara pluralizmi.