Berisha: Mazhoranca po rrëmben institucionin e Avokatit të Popullit, që vazhdimisht i përkiste opozitës

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se mazhoranca ka ndërmarrë një akt të rëndë politik duke “rrëmbyer” institucionin e Avokatit të Popullit, një post që i ka përkitur tradicionalisht opozitës.

Berisha tha se kandidaturat e mbështetura nga Partia Demokratike Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja dhe katër kandidatë të tjerë plotësonin të gjitha kriteret për të ushtruar me dinjitet një detyrë kaq të rëndësishme në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Sipas liderit të opozitës, veprimi i mazhorancës jo vetëm cënoi një traditë institucionale, por shkatërroi edhe përpjekjet e pakta për bashkëpunim në çështje madhore me interes të përbashkët.

“U dëshmua sërish se ulja me ta në një tryezë është plotësisht e pafrytshme,” theksoi Berisha.

Deklarata për media:

Kandidaturat e mbështetura nga PD, zoti Besim Ndregjoni, zonjën Adriana Kalaja dhe 4 kandidatura të tjera, të cilat plotësonin të gjitha kushtet për përmbushjen me dinjitet të asaj detyre të rëndësishme në rrafshin e lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos në këtë vend ku diktatura autoritare konsolidohet gjithnjë e më shumë.

Me këtë akt jo vetëm rrëmbyen një institucion, i cili që nga krijimi i tij gjer sot, në traditën e krijuar, i përkiste opozitës, por e vërteta është se zhbënë edhe përpjekjet më serioze që u bënë për të vendosur një lloj bashkëpunimi në çështjet më kryesore me interes të përbashkët siç janë dy-tre reforma.

Pra, çfarë treguan me këtë?

Treguan se ulja me ta në tavolinë është totalisht pa fryte.