Vazhdojnë problemet për Mbappe, pritet të mungojë edhe në ndeshjen e La Ligës

Pas mungesës së tij të bujshme në mbrëmjen e djeshme, ku Real Madridi u mposht 1-2 nga Manchester City në Ligën e Kampionëve, duket se problemet për Kylian Mbappé vazhdojnë.

Sulmuesi francez nuk ishte i gatshëm të luante në duelin e fortë europian, dhe situata e tij fizike mbetet shqetësuese për klubin madrilen.

Sipas informacioneve të fundit, Mbappé ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe është në dyshim edhe për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Alaves.

Stafi mjekësor vazhdon monitorimin, ndërsa trajneri Xabi Alonso nuk dëshiron të rrezikojë rikthimin e tij përpara kohe.