Qytetarët bullgarë dalin sërish në rrugë, kërkojnë qeveri të re

Dhjetëra mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes në protestën e dytë masive brenda muajit, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, për shkak të planeve për shpenzime.

Protestuesit i akuzojnë liderët se i kanë vendosur pagat e tyre mbi kostot e jetesës së klasës punëtore. Një votëbesim është caktuar në Parlamentin e Bullgarisë më 11 dhjetor.

Në demonstratat më të mëdha në dekadën e fundit në vendin që po përgatitet të hyjë në eurozonë, Sofja u shndërrua në një fushë beteje midis protestuesve dhe policisë për miratimin e buxhetit të vitit 2026.

Partitë opozitare dhe organizata të tjera po protestojnë kundër planeve të qeverisë për të rritur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksat mbi dividentët për të financuar shpenzime më të larta, si dhe për të financuar korrupsionin shtetëror, thonë ata.