Qeveria e Uruguait e shqetësuar për pasojat e përshkallëzimit në Karaibe

Qeveria uruguaiane ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e vazhdueshëm të tensioneve në Karaibe, ku Shtetet e Bashkuara kanë vendosur elementë të forcave të tyre të armatosura në muajt e fundit. Uruguai theksoi se dëshiron të shohë situatën në rajon të stabilizohet.

Kreu i diplomacisë, Mario Luvetkin tha se dëshiron të shohë qetësimin e tensioneve në Karaibe me të gjitha mjetet, pasi sipas tij situata aktuale nuk ndihmon askënd, asnjë vend dhe se nuk i sjell dobi as Shteteve të Bashkuara.

“Jemi shumë të shqetësuar, pasi çdo situatë që rrit tensionet në rajon nuk prek vetëm vendin në fjalë, por ngre një problem për të gjithë rajonin”, shpjegoi ai.

Që nga gushti, administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka dërguar një armatë anijesh luftarake dhe avionësh ushtarakë në Karaibe, nën pretekstin e luftimit të trafikut të drogës.

Sulmet ajrore të SHBA-së kundër më shumë se dy duzina motoskafësh që dyshohet se transportonin drogë kanë vrarë të paktën 87 persona, sipas Uashingtonit.