Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet përkohësisht aksi rrugor Kakavijë-Janinë, ja oraret

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ditën e sotme aksesi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 14:00 deri në 17:00 (ora greke) për shkak të protestës së fermerëve.

LEXO EDHE: Qeveria greke nën presion për zgjidhjen e krizës së fermerëve/ Mitsotakis pritet të ndërhyjë personalisht

Gjatë kësaj periudhe, do të lejohet qarkullimi vetëm i automjeteve me emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe pengesat në rrugë.