‘Paqja fiskale’/ Tabaku: Një kanal zyrtar për pastrimin e parave dhe goditje për integrimin

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ngre alarmin për projektligjin e “paqes fiskale”, të cilin e konsideron një rrezik serioz për transparencën financiare, procesin e integrimit europian dhe luftën kundër pastrimit të parave. Për mediat jashtë Parlamentit, ajo tha se nisma favorizon kryesisht kompanitë e ndërtimit dhe krijon një mekanizëm të rrezikshëm legalizimi të të ardhurave të padeklaruara. Tabaku njoftoi se opozita do të kërkojë tërheqjen e ligjit dhe, nëse kjo nuk ndodh, do të propozojë amendamente për të kufizuar dëmet që ai mund të shkaktojë.

Jorida Tabaku: Një drejtues të ri për paqen fiskale, që sigurisht do të jenë të ardhshme dhe nuk kemi pasur transparencë. Në këto kushte ne do të kërkojmë që ky të tërhiqet. Në qoftë se ligji nuk tërhiqet, ne kemi përgatitur dhe disa amendamente për t'u përpjekur për ta kufizuar dëmin që ky ligj shkakton, por ky është një nga 17 ligjet që në këtë parlament janë ligje të lobuara dhe të sponsorizuara dhe cënon rëndë jo vetëm procesin e integrimit, por njëkohësisht edhe të gjitha detyrimet për pastrimin e parave.

Kryesisht, kryesisht përfitimet kryesore i marrin kompanitë e ndërtimit, sepse dhe këtu lidhet sigurisht pastrimi i parave që vjen nga ndërtimi. Marrëveshja e paqes fiskale kanë në bazë dy elementë. Elementi i parë është që rideklaron të ardhurat e shkuara, të pesë viteve të shkuara dhe pastaj ti deklaron një normë fitimi për tre vitet e ardhshme. Praktikisht, kushdo që ka kesh në shtëpi thotë, unë e kam pasur këtë fitim po s'e kam deklaruar dhe po e deklaroj tani. Është një kanal zyrtar për pastrimin e parave, kryesisht në biznese që ky pastrim parash ndodh dhe fokus është ndërtimi.