Risia në KLP/ Zbardhet procedura se si do zgjidhet kreu i ri i SPAK
Votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK do të zhvillohet me një procedurë të ndryshme nga herët e tjera.
Sipas informacionit të fundit të ardhur në redaksinë e Syri TV, gazetari Ftajon Gjinaj raporton se anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) do të përdorin letër të veçantë, ku secili do të shkruajë emrin e kandidatit që dëshiron të votojë.
LEXO EDHE: Zgjidhet sot kreu i ri i SPAK/ 4 kandidatët në KLP, të pranishëm dhe trupa diplomatike
Ky ndryshim po përdoret për herë të parë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.
LEXO EDHE: Sot zgjidhet kreu i ri SPAK! SHBA, BE dhe Britania kërkojnë transparencë
Mbledhja e KLP-së, ku do të zhvillohet votimi, është duke u zhvilluar aktualisht dhe pritet shpallja e kryetarit të ri të SPAK gjatë ditës.