Zgjidhet sot kreu i ri i SPAK/ 4 kandidatët në KLP, të pranishëm dhe ndërkombëtarët
Sot, në orën 09:00, ka nisur mbledhja e paracaktuar e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i SPAK.
Sipas videove të mbërritura në redaksinë e Syri.net, të katër kandidatët për drejtimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë mbërritur në selinë e KLP-së dhe ndodhen brenda në pritje të nisjes së seancës.
Mbledhja është duke u zhvilluar aktualisht, ndërsa pritet që gjatë ditës KLP të shpallë përfundimisht emrin e drejtuesit të ri të SPAK.
Procesi ndiqet nga përfaqësues të ambasadës amerikane, Nancy VanHorn, ambasadori i BE, Silvio Gonzato, por edhe përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituar në vendin tonë.