Renditja e Champions League pas ndeshjeve të raundit të gjashtë, Arsenali kryeson i vetëm me pikë të plota
U kompletua mbrëmjen e djeshme panorama e raundit të gjashtë të Champions League, ku kryeson Arsenali me pikë të plota. “Topçinjtë” në 6 ndeshje kanë shënuar 17 gola dhe kanë pësuar vetëm 1. Skuadra e Artetës ndiqet nga Bajerni i Mynihut me 15 pikë, ndërkohë PSG, Siti dhe Atalanta mbajnë kuotën e 13 pikëve.
TOP 8-shja plotësohet nga Interi, Reali dhe Atletiko Madrid.
Për sa i përket fundit, tabela mbyllet nga Vilareal dhe Kairat Almati me vetëm 1 pikë të grumbulluar.
Për më tepër shikoni tabelën e plotë: