'35 vjet nga lindja e PD'/ Shehu: PD shpresa kryesore për ndryshimin dhe rrëzimin e regjimit, Sali Berisha promotor i rrugëtimit demokratik

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar sot me një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar rolin historik dhe aktual të PD-së si promotore e demokracisë dhe orientimit perëndimor të vendit.

Shehu kujtoi se PD u formua 35 vite më parë si “produkt i lëvizjes studentore dhe qytetare kundër diktaturës”, duke u bërë forca e parë politike me një vizion të qartë demokratik. Ai u shpreh se këto parime mbeten themeli mbi të cilin PD qëndron edhe sot, përballë një regjimi që sipas tij përfaqëson “një diktaturë moderne ku shteti dhe krimi përbëjnë një konglomerat dhe ku korrupsioni dominon vlerat”.

Deputeti theksoi se Partia Demokratike mbetet “forca politike kryesore dhe mundësia më e madhe për përballjen dhe rrëzimin” e qeverisë aktuale.

Në mesazhin e tij, Shehu përcolli urime për Sali Berishën, të cilin e quajti “promotor të rrugëtimit demokratik” dhe “Kryetar të PD”. Ai gjithashtu uroi të gjithë pjesëmarrësit e lëvizjes së ’90-ës, anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e PD-së, si edhe gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, në këtë ditë që e cilësoi si memoriale.

Postimi i plotë: 

PD, promotori i demokracise, perkatesise perendimore e europiane, vlerave te shoqerise e familjes, te drejtave e lirive….

PD u krijua 35 vite me pare si “produkt” i asaj levizje studentore e qytetare ne perballje me ate diktature, si forca e pare politike me nje vizion te qarte demokratik.

Mbi keto baza dhe themele qendron edhe sot perballe me kete rregjimi, perfaqesues te nje diktature moderne…

Ku shteti dhe krimi perbejne nje konglomerat, ku korrupsioni gryen e dominon vlerat.

Duke perbere perseri forcen politike kryesore, mundesine e madhe te perballjes se rrezimit te tij.

Urimet me te mira sot Sali Berishes, promotorit te rrugetimit tone demokratik, per liri, vlera, mireqenie e siguri kombetare, Kryetarit te PD!

Urimet me te mira atyre qe u bene pjese e atij evenimenti te madh historik ne ato dite “te zjarrta”.

Urimet me te mira te gjithe antareve, simpatizanteve, votuesve tane!

Urimet me te mira te gjithe shqiptareve, ne Shqiperi a jashte saj, ne kete dite Memoriale.