PLUG/ Rama-Balluku leje për HEC bashkëpunëtorit të Entela Çanos! HEC-i në zonë të mbrojtur në duart e familjes së Artan Sakos
Emisioni investigativ ‘Plug’ në Syri Tv, 10 dhjetor 2025
Këtu pjesa e tretë: Belinda Balluku shtoi miliona euro për të 'mbuluar' projektin e falsifikuar të Entela Çanos për rrugën Korçë-Ersekë
Pjesa e katërt (E fundit)
Ndoqët se si për një aks-rrugor, që mund të cilësohet si ndër mashtrimet më të mëdha inxhinerike qytetarëve shqiptarë u janë marrë edhe 40 milionë euro më shumë.
E kjo jo vetëm me falsifikime nëpërmjet bashkëpunimit të një kryebashkiaku si Erion Isai, një zyrtareje-biznesmene si Entela Çano, etj, por edhe me angazhimin e ministres Belinda Balluku dhe drejtorëve të saj tashmë të bashkëpandehur për abuzimet me rrugët.
Siç ju treguam në emisionin e kaluar, pikërisht këto vjedhje miliona euro në infrastrukturë përdoren edhe për diçka tjetër, blerjen e influencave brenda radhëve të socialistëve.
Në vijim do tju tregojmë se si është krijuar rrjeta jo vetëm politike, por edhe finanaciare, ku, zyrtarë socialistë befas shndërrohen në biznesmenë, e nëpërmjet shit-blerjeve të kompanive, apo edhe të nënkontraktimeve mes tyre shpërndajnë fitimet e korruptionit dhe vjedhes së qytetarëve shqiptarë.
Veç rolit bashkëpunues me Erion Isain, për fryrjen me 40 milionë euro të kostos për aksin Korçë-Ersekë, në dosjen e kryebashkiakut të Ersekës Erion Isai, Entela Çano del në komunikime edhe me shtetasin Tomor Spahiu, i cili është aksioneri i kompanisë M.A.K STUDIO.
Shoqëria është themeluar në shkur të vitit 2010, nga shtetasit Tomor Spahiu dhe Klelja Sheti. Kjo e fundit rezulton të jetë bashkëshortja e Arian Shetit, i cili ka mbajtur funksion drejtues ne ARRSH.
Në vitin 2012, znj. Sheti i kalon aksionet Tomor Spahiut, por në dokumentacionin e dorëzuar në QKB nuk përcaktohet shifra, me të cilën u vlerësua kalimi i aksoneve. Sot Klelja Sheti, nga pronare kompanie, rezulton e punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes.
Tomor Spahiu sipas dosjes hetimore është përdorur nga shtetasja Entela Çano për kryerje të disa shërbimeve në lidhje me praktikën korruptive për të cilën i është komunikuar akuza Kryetarit të Bashkisë Ersekë Erion Isai.
Sipas të dhënave të thesarit kjo kompani për vitet 2012-2019 kishte rreth 30.000.000 lekë të ardhura nga prokurimet publike, të cilat rriten shumë për periudhën 2019-2025 dhe shkojnë 133.000.000 lekë.
Kjo rritje sipas indicieve që marrim nga dosja vjen si pasojë e bashkëpunimit më shtetasen Entela Çano e cila në nga të dhënat e siguruara nga SPAJK, rezulton si organizatorja e manovrave financiare të skemës nën hetim. Sipas dosjes Entela Çano për të plotësuar kriterin e konkurencës ka përdorur dy kompani.
M.A.K Studio dhe SON Engineering & Construction. Ndërsa MAK Studio del e lidhur me drejtues të institucioneve zinxhir të Belinda Ballukut, kompania SON Engineering & Construction, rezulton në pronësi të Erind Bejlerit, i cili është mik i afërt i Erion Veliaj.
Sipas prokurimeve publike kompania A&E e Canos ka fituar shumë kontrata në Bashkinë e Kolonjës si dhe 47 kontrata në Bashkinë Tiranë.
Ndërsa M.A.K Studio ka përfituar rreth 68.000.000 ose 680.000 euro vetëm nga ARRSH. Pra dy kompani të përdorura nga Entela Cano në pronësi të njerëzve me lidhje pranë Ballukut e Veliajt, kanë përfituar fonde nga institucionet e drejtuara prej tyre, e më pas paratë, fal manovrave të Canos kanë përfunduar po në xhepat e tyre.
Në emisionin e kaluar në fijet e biznesit të fëmijëve të Fatmir Xhafajt dhe familjarëve të kryebashkiakut të Tepelenës, Gramoz Sako, doli në dritë edhe një kompani e quajtur KENXHI.
Tomor Spahiu rezulton i lidhur dhe me këtë, e cila ka disa ndryshime aksionare me vlera qesharake ndërkohë zotëron dhe një hidrocentral për të cilin në vitin 2023 Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë dhënë leje për shtim kapaciteti.
Ky është një investim që ka patur disa konflikte, por mbi të gjitha po bëhet në zonë të mbrojtur dhe nuk mund të rritet kapaciteti. Në vitin 2018 Bashkia Përmet ka refuzuar zgjerimin pasi ajo është zonë e mbrojtur. Ndërkohë ky ka qënë një HEC egzistues i privatizuar.
Shoqëria Kenxhi është themeluar në vitin 2006 nga shtetasi Tomor Spahiu.
Në shkurt të vitit 2014 kompania kalon me status pasiv dhe riaktivizohet sërish në korrik të po atij viti. Në gusht në këtë kompani futet një ortak i ri, Novruz Çelaj, pasi Tomor Spahiu vendos ti dhurojë 50% të aksioneve.
Në maj të vitit 2015 Tomor Spahiu vendos ti dhurojë kompanisë Kenxhi një Central Elektrik të ndodhur në Çarçovë të Përmetit i rivlersuar në vlerën 3 milion lekë.
Sipas të dhënave publike kompanisë Kenxhi i është refuzuar miratimit i VNM ne vitin 2016 kur ka kërkuar të kryente investim dhe rritje të kapacitetit të hidrocentralit, por në në shkurt 2017 i miratohet VNM paraprake.
Po sipas dokumetit të përgatitur nga Lura Studio ky HEC ndodhet fiks në zonen e mbrojtur të përcaktuar nga Ministria e Mjedisit (fq12)
Në shkurt të vitit 2016, Noruz Çelaj dhuron 50% të aksioneve shtetasit Anastas Riska.
Në bilancin e vitit 2020 përfotjmë të dhëna të rëndësishme pasi sqarohet se për vitet 2017-2018-2019 për rikonstruksionin dhe ndërtimin e HEC janë investuar 16.400.000 lekë ose 160.000 euro. Edhe pse nuk rezulton të kemi një leje ndërtimi të miratuar në atë periudhe e mbi të gjitha behet fjale për një zonë të mbrojtur.
Nuk dihet sesi janë financuar këto investime, por ato janë kryer pa leje ndërtimi.
Ndërkohe gjatë investigimit PLUG gjeti të dhëna interesante për pronësinë e centralit energjitik. Shtetasi Tomor Spahiu ka patur marrdhënie biznesi dhe në kompai të tjera, ndër të cilat përfshihet edhe shtetasi Anastas Riska.
Nga analizimi i të dhënave në QKB rezultoi se pronësin e Centralit Energjitik e ka patur fillimisht shoqëria Projeksion Energji. Në mars të vitit 2014 në QKB depozitohet një vendim gjykate i cili ka marrë formë të prerë në korrik 2013.
Sipas vendimit rezulton se Centrali është privatizuar fillimisht nga shtetasit Petro dhe Suzana Ademi. Më pas ata në vitin 2004 vendosin ta shesin te shtetasit Ylli Zavalani dhe Adnan Kili, të cilën nuk paguajnë detyrimin sipas kontratës.
Ylli Zavalani ka qënë ortak i shtetasit Eno Bushi, jurist i Partisë Socilaiste dhe sot bashkëshortja e tij Joana Bushi është ndër personat më të afërt të Belinda Ballukut.
Më pas në vitin 2006 centrali i shitet shoqërisë Projeksion shpk. Pikërisht kjo kontratë është rrëzuar me vendim gjykatë pasi me vdekjen e Suzana Ademi duhet të firmosnin fëmijët e saj si trashëgimtarët e ligjshem.
Në korrik vendimi merr formë të prerë dhe çuditërisht pronësia i kalon si individ shtetasit Tomor Spahiut, i cili e regjistron në tetor 2013. E më pas në vitin 2015 ja dhuron kompanisë KENXHI.
Për atë central nuk ka patur asnjë miratim nga ERE për të tregtuar energji dhe asnje leje ndërtimi për ta rikonstruktuar dhe rritur kapacitetin.
Prandaj rikthehemi te të dhënat në bilancin e vitit 2020 të kompanisë KENXHI ku shprehen se për periudhën 2016-2019 kanë investuar 160.000 euro.
Më pas kompania nuk deklaron se ka aktivitet dhe në janar të vitit 2021 pezullonë aktivitetin. Në vitin 2022, protagonistët e kësaj skeme riaktivizojnë kompaninë dhe ne mars 2023 aksionet e Anastas Riskës i blen shoqëria AMEL në pronësi të Entela Sakos, bashkëshortja e Artan Sakos dhe kunata e kryebashkiakut së Tepelenës Gramoz Sakos. Në datën 1 gusht 2023 Edi Rama dhe Belinda Balluku miratojnë leje ndertimi me kusht për shoqërinë Kenxhi, menjëherë pasi aksioner u bë kompania AMEL e Entela Sako.
Në tëtor të vitit 2025 Tomor Spahiu i shet aksionet shtetasit Fari Maho. Kjo shitje ndodh vetëm pasi SPAK heton skemën për llogari të dosjes së Erion Isait, e shtetasi Tomor Spahiu rezulton një nga personat bashkpunëtor të Entela Canos për skemën e mashtrimit. Por dhe Fari Maho është pjesë e kompanive që përfitojnë fonde publike, ai zotëron E.B.S shpk, ku më parë aksioner ka qënë dhe shtetasi Anastas Riska.
Kompania E.B.S ka bërë dhe projekin e miratuar nga AZHT. Sipas OPENDATA ai ka përfituar 55.000.000 lekë nga një tjetër institucion në varësi të Belinda Ballukut, AKUK. E në këtë formë në rrjetën e SPAK bien vetëm personazhet, pasi skema vijon, por tashmë kanë ndryshuar vetëm personazhet e saj.
E nisëm emisionin për t’ju treguar se si vidhen çdo ditë miliona euro të shqiptarëve.
Vetëm për aksin rrugor Korçë-Ersekë, janë marrë jo pak por plot 40 milionë euro më shumë se sa ishin parashikuar në projektin fillestar.
E gjitha kjo me protagonistë të lartë të Partisë Socialiste, me një ish-deputet biznesmen, me një kryebashkiak në rolin e falsifikatorit dhe një drejtoreshe të lartë të Rilindjes, si organizatore e skemës.
E në fund siç edhe në emisionet e kaluara, rezulton se këto para të vjedhura shpërndahen mes zyrtarëve socialistë nëpërmjet një zinxhiri të mirëorganizuar kompanishë, që përfitojnë fonde e projekte shtetërore e më pas ndajnë fitimet mes tyre.
A janë këto vetëm afera korruptive? Apo janë edhe skemat korruptive që sot po diktojnë edhe skenën e madhe të politikës! Në emisionit e radhës, përgjigja do të jetë më e qartë…. Natën e Mirë.
Lexo dhe: Pjesa e parë e emisionit 'Plug': Afera e rrugës Korçë-Ersekë, si u falsifikua projekti që çoi në shembjen e rrugës