VIDEO/ Eksperti i sigurisë: Çfarë armësh do të blejë Rama nga kompania izraelite e akuzuar për korrupsion
Gjatë një interviste në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi ka ngritur shqetësime të forta mbi marrëveshjet sekrete të qeverisë shqiptare me kompaninë izraelite të armatimeve ‘Elbit Systems’, e cila ndërkohë është pezulluar nga tenderat e NATO-s për akuza korrupsioni.
Muzhaqi u shpreh se qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë informacion se çfarë lloj armatimesh po blihen dhe pse, duke kërkuar transparencë të plotë dhe harmonizim me standardet e NATO-s.
‘Pikërisht këtë po them, çështja e sovranitetit. Pra në momentin që ne kemi hyrë në NATO, me çfarë qëndrueshmërie kemi hyrë? Unë me sa mbaj mend kemi hyrë goxha mirë në, në fillimet tona. Dhe në momentin që bota vlon, ndryshon ka dhe dinamikën e vet, ku siguria padyshim që ka një nga, një nga peshat më të mëdha le të themi, në zhvillimet globale sot, ne duhet të kishim atë strukturën tonë, atë skeletin tonë të doktrinor, të sigurisë, dhe në bazë të këtij të aplikojmë filtrat tanë.
Shiko për shembull, ne bëjmë veprime, pra, qeveria jonë ka bërë veprime për mendimin tim të nxituara, thjesht për hatër le të themi, të aleatëve tanë. Të kesh aleatë të fuqishëm në mënyrë të padiskutueshme siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është Bashkimi Europian, siç është NATO-ja në vetvete, nuk do të thotë që ti do vihesh në atë pozicionin e atij, atij çunit të vogël që e çojnë për të blerë një paqetë cigare.
Ti ke hyrë anëtar me të drejta të plota. Edhe duhet të kesh, duhet të kesh strukturën tënde, duhet të kesh qëndrueshmërinë tënde. Për shembull, në kohën që ndodhi, në kohën që ndodhi kjo, që do e jap si shembull për ilustrim, edhe në media censurohesh ose nuk dëshirohej të flitej, por kur u fut MEK-u, masivisht në Shqipëri, se nuk bëhet fjalë për atë ardhjen e parë të pakta, sfidat që do të ishin për menaxhimin, edhe çështjet e sigurisë.
Logjikisht në radhë të parë, mendoj që ne duhet të jemi të qartë që çfarë blerje po bëjmë dhe çfarë po marrim në çështjet tona të sigurisë, çështjet tona të armatimit. Se kemi të qartë këtë. Ne nuk marrim armatime kuturu për të bërë, për të bërë qoka. Tenderi jonë është totalisht sekret.
Opinioni ynë publik, apo le të themi të paktën, ato shtresa të aktorëve shtetërorë apo të aktorëve të sigurisë që duhet t'i dinë këto lloj gjërash, nuk është e thënë që i dinë. Pra pse duhet ne të marrim X armatim në radhë të parë? Pra kemi ne një doktrinë armatimi? Kemi ne një plan armatimi?
Kemi ne një pikësynim se nga kush po mbrohemi dhe ku duhet ta çojmë, ku duam ta çojmë nivelin tonë të armatimit? Apo themi kot, pra na vjen një mik na thotë, hajde bli ja dy armë, po i blej. Ja blejmë dhe dy tre armë të tjera, po i fusim ndonjë korrupsion aty, marrim ca miliona euro, i fusim në xhep edhe kjo është... Ky nuk është shtet. Le mo shtet anëtar i NATO-s.
Atëherë unë mendoj që në momentin që krejt struktura e NATO-s e nxjerr problematike, e nxjerr në hetim dhe bën ndalime dhe arrestime, në një kompani, automatikisht ne duhet, në harmoni me strukturat e NATO-s, të marrim masat tona që, kushti ideale, të mbrohemi nga problematikat e kësaj kompanie.
Për çfarëdo lloj natyre qofshin pra, edhe sikur armatimet të ishin problematike, tenderimet janë problematike, mënyrat e korrupsionit që ajo e aplikon të jenë problematike. Pra gjithçka që e bën një kompani, po flasim në rastin konkret, problem, problematike për NATO-n, ne jemi NATO.
Pra ne do ta konsiderojmë si problematike dhe mund të kalojmë në ngrirje të procedurave. Sigurisht, e përsëris dhe një herë, terr i plotë informativ se si janë marrëdhëniet, si janë kontratat’, tha eksperti Ergys Muzhaqi gjatë bisedës në SYRI TV.