Copenhagen mposht Villarreal-in në transfertë, spanjollët mbeten me vetë një pikë

Villarreal dhe Copenhagen zhvilluan një ndeshje dramatike në raundin e gjashtë të Ligës së Kampioneve, ku skuadra daneze triumfoi 3-2 në fushën e spanjollëve, duke arritur kuotën e 7 pikëve në grup, ndërsa Villarreal mbetet me vetëm një pikë.

Copenhagen kaloi i pari në avantazh që në minutën e 2’, kur Mohamed Elyounoussi shfrytëzoi një pasim perfekt nga Marcos Lopez dhe, pas një prekje të parë, mposhti portierin për 0-1. Villarreal reagoi shpejt dhe në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47’, Santi Comesana barazoi shifrat në 1-1.

Skuadra daneze nuk u dorëzua dhe vetëm një minutë më vonë, Elias Achouri realizoi një gol të jashtëzakonshëm për 1-2. Villarreal-i reagoi sërish në minutën e 56’, kur Tanitoluwa Oluwaseyi shënoi për 2-2 pas një pasimi të Alfonso Pedraza, duke rikthyer baraspeshën dhe shpresat për fitoren.

Megjithatë, Copenhagen tregoi karakter dhe në minutën e 90’, Andreas Cornelius shfrytëzoi një top nga Elyounoussi dhe shënoi golin vendimtar në cepin e sipërm të portës, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-3.