Infantino, nën hetim nga Komiteti Etik i FIFA-s për ‘faj të Trump-it’, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është vënë nën hetim nga Komiteti Etik i Pavarur, pas një ankese zyrtare të dorëzuar nga organizata për të drejtat e njeriut FairSquare. Sipas raportimit të ‘The Athletic’, në padi Infantino akuzohet për katër shkelje të qarta të Kodit Etik të FIFA-s.
Ajo që ka shkaktuar më shumë polemika është mbështetja e tij e përsëritur dhe publike ndaj Donald Trump-it, veçanërisht gjatë një fjalimi në ‘Kennedy Center në Ëashington DC’. Atje, Infantino e lavdëroi ish-presidentin amerikan “për veprime të jashtëzakonshme për paqen dhe bashkimin e njerëzve në mbarë botën”, gjatë dorëzimit të një çmimi për paqen.
Këto deklarata konsiderohen një shkelje e drejtpërdrejtë e rregullave të FIFA-s mbi neutralitetin politik, të përfshira në Nenin 15 të Kodit Etik.
Dokumenti i paraqitur nga ‘FairSquare’, një raport prej tetë faqesh, argumenton se veprimet e Infantinos kanë cenuar reputacionin e FIFA-s, duke rrezikuar integritetin e institucionit. Deri tani, FIFA ka refuzuar të komentojë mbi çështjen, duke mos marrë asnjë pozicion publik.
Hetimi pritet të hedhë dritë mbi mundësinë e një procesi disiplinor ndaj Infantinos, në një moment kur qeverisja e FIFA-s është sërish nën lupën e opinionit publik.