Shpopullimi i vendit nga rilindja nxjerr në pah të dhëna të frikshme: Për 100 persona në moshë pune, 57 të moshuar

Popullsia e moshuar dhe raporti i varësisë kërcënojnë sistemin e pensioneve dhe shërbimet publike.

Sipas INSTAT, popullsia totale e Shqipërisë në 1 janar 2025 ishte 2,363,314 banorë, me një moshë mediane 44.3 vjeç. Raporti i varësisë tregon se për çdo 100 persona në moshë pune ka 57 persona të varur (të moshuar ose fëmijë).

Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë rrit presionin mbi pensionet dhe shërbimet shëndetësore, duke kërkuar politika afatgjata për punësimin e të rinjve dhe mbështetjen e familjeve që kontribuojnë në ekonominë aktive.