Pogradec/ Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Guras
Një objekt banimi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Guras të Pogradecit, konkretisht në lagjen e sipërme të fshatit. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërsa banesa ndodhet shumë pranë shtëpive të tjera, duke rritur rrezikun e përhapjes.
Familjarët që ndodheshin në objekt janë evakuuar, teksa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Sipas banorëve në zonë, në momentin e shpërthimit të flakëve brenda banesës ndodheshin persona. Ndërhyrja e zjarrfikësve vijon, ndërsa pritet përcaktimi i rrethanave të ngjarjes.