Mosha nuk është problem, Bayern i afron rinovimin e kontratës 39-vjeçarit Manuel Neuer

Drejtuesit e Bayernit kërkojnë të rinovojnë me Manuel Neuer. Pavarësisht moshës 39-vjeçare të portierit, klubi bavarez ka besim te Neuer dhe synon të rinovojë kontratën me të edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas medieve sportive gjermane, Bayerni ka në plan të shesë Alexander Nubel, portierin e dytë që aktualisht e ka huazuar te Shtutgarti.

Situata nuk është aspak e thjeshtë në fakt, po të kemi parasysh edhe pagën e lartë të Nubel.

Manuel Neuer u bashkua me Bayernin në verën e 2011-ës, kur u largua nga Shalke 04.

Që atëherë “gardiani” i njohur ka bërë histori me klubin gjerman, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.