Atleti kosovar dështon për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Atleti kosovar Astrit Kryeziu sot përfaqësoi Kosovën në kampionatin botëror në disiplinën 800m me kohën 1:49.94.

Por pavarësisht përpjekjeve ky rezultat nuk i mjaftoi atij që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Londër.