SYRI TV/ Komisioni Ligjeve miraton shpalljen e vakancës për vendin e Elsa Toskës, Bylykbashi: Po synohet kapja e GJK

Pas mbledhjes të zhvilluar këtë të mërkurë komisioni i ligjeve ka vendosur të shpallë vakancën për vendin e Elsa Toskës në Gjykatën Kushtetuese. Me 8 vota të mazhorancës u la 20 ditë kohë për të gjitha ata që duan të aplikojnë për të qenë anëtarë të kushtetueses. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se mekanizimi i rifreskimit të Kushtetueses ka vetëm një synim kapjen e saj. Ndërkohë, Ulsi Manja u shpreh se formula është e përcaktuar në ligj.

Syri tv

Komisioni i Ligjeve ka miratuar shpalljen e vakancës për vendin e Elsa Toskës në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së kësaj të fundit. Me 8 vota të mazhorancës u miratua shpallja e vakancës dhe u la 20 ditë kohë për kandidatët që të kenë mundësi të aplikojnë.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në fjalën e tij tha mënyra sesi po bëhet rifreskimi i gjykatës kushtetuese ka vetëm një synim kapjen e saj nga mazhoranca. Por sipas kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja formula e rifreskimit të Gjykatës kushtetuese është e përcaktuar nga ligji.

Elsa Toska u dorëhoq si anëtarë e Gjykatës Kushtetuese në shtator të vitit 2024. Zëvendësi i saj që do përzgjidhet pas fazës 20 ditore të aplikimeve pritet të ketë një mandate 9-vjeçar.