SKANDALI/ Rama krenar për projektet me izraelitët e pezulluar nga NATO për korrupsion
Kryeministri Edi Rama edhe sot ka vijuar të flasë me krenari për projektet me kompaninë izraelite të pezulluar nga NATO për korrupsion. Nga ‘Tirana Economic Forum’ u shpreh se tashmë ushtria shqiptare ka hyrë në një fazë të re investimesh dhe zhvillimi.
Syri tv
Ndërsa në NATO ka plasur skandali për korruptimin e zyrtarëve të Aleancës, por edhe të vendeve anëtare të Aleanës nga izraelitët e Elbit System, me të cilët kryeministri Edi Rama ka firmosur marrëveshje për projekte në Ushtrinë Shqiptare, sot Rama ka vijuar të flasi me krenari për këto projekte, edhe pse NATO i ka pezulluar që prej muajit korrik.
Sipas të dhënave nga Thesari, për kompanitë e lidhura me shtetasit izraelitë janë dhënë miliona euro për zbatimin e projektit të armatimit. Ndërkaq, edhe pse e pezulluar nga NATO, qeveria shqiptare vijon marrëveshjet edhe me Elbit Sistem, por pa bërë transparencën e nevojshme për projektet ushtarake apo koston e tyre.