SYRI TV/ Spitali i Përmetit pa mjekë specialistë, qytetarët: Për t’u kuruar shkojmë në qytete të tjera
Shpopullimi i vendit ka ndikuar edhe në largimin e mjekëve të cilët kanë zgjedhur të emigrojnë ose të zhvendosen në kryeqytet. Kjo ka bërë që ata pak banorë të cilët jetojnë në qytetet të vogla të përballen me mungesë të marrjes së ndihmës shëndetësore. Në spitalin e Përmetit kanë mbetur shumë pak bluza të bardha, ndërsa qytetarët që kërkojnë një mjekim të specializuar detyrohen të udhëtojnë në qytet të tjera për të marrë trajtim mjekësor.
Syri tv
Mungesa e mjekeve specialistë pranë spitalit të Permetit jo vetëm rrezikon shëndetin e qytetarëve, por i detyron të udhëtojnë në qytete të tjera për trajtim, duke shtuar kostot financiare që shpesh janë të papërballueshme, sidomos për moshat e treta që burim kryesor të ardhurash kanë vetëm pensionin.
Në qytetin e Përmetit, moshat e treta po përballen me një realitet të vështire ekonomik dhe social. Ata thonë se niveli i jetë është bërë i papërballueshëm, pasi pensionet janë të ulëta dhe çmimet e produkteve janë rritur ndjeshëm. Përpos vështirësive ekonomike, banoret kërkojnë qe institucionet shendetësore dhe vendore te tregojnë vëmendje dhe kujdes ndaj tyre ndërkohë që sipas një vendimi të qeverise, në dy vitet e ardhshme është parashikuar që pjesa veriore e Spitalit të Permetit të rikonstruktohet dhe të shëndrrohet në një qender pritjeje për emigrantët nga vendet e treta.