Berisha: Skandalit me kompaninë Kayo sapo i ka dalë koka! Rama licencoi bankën e Bitcoin offshore…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te skandali i radhës nga qeveria e Edi Ramës, që ka të bëjë me kompaninë Kayo.
‘Skandalit me kompaninë Kayo sapo i ka dalë koka! Rama licencoi bankën e Bitcoin offshore, e cila do rrezikojë ekonominë shqiptare’, u shpreh Berisha gjatë një konference për shtyp nga selia blu.
Berisha: Nuk ka segment dhe qelizë të këtij shteti që Edi Rama nuk do ta përdorë për të vjedhur.
Komenti im i vetëm është ky: që Edi Rama gjithçka do ta përdorë për të vjedhur.
Ju e lexuat pak këtë skandalin me kompaninë Kayo.
Sapo i doli koka.
Asgjë tjetër nuk ka ky vetëm të vjedhë dhe të vjedhë.
Ky i ka vënë vetes të bëhet multi miliarder.
Licencoi këto ditë, pas refuzimeve disavjeçare të Bankës, e mposhti Bankën dhe licencoi bankën e Bitcoin offshore, që është absolutisht jashtëzakonisht e rrezikshme për ekonominë shqiptare.
Pse offshore? Pse do e çosh offshore?
Jo, të regjistruar dhe onshore.
Po offshore, u dorëzua guvernatori pas një rezistence që ka bërë bordi i bankës, u dorëzua edhe bordi, pas një rezistence disavjeçare nga presioni i tmerrshëm i Edi Ramës.