'Flet pa pushim, si një mitraloz i vogël'/ Komentet e Trump për sekretaren e shtypit, Karoline Leavitt, ngjallin diskutime

Presidenti Donald Trump ndezi atmosferën në mitingun e mbajtur në Malin Pocono, Pensilvani, ku ndërthurte mesazhet për ekonominë me momente spontane humori që u pritën me entuziazëm nga mbështetësit.

Gjatë prezantimit të sekretares së shtypit, Karoline Leavitt, 29 vjeç, Trump bëri një batutë për energjinë dhe ritmin e saj të shpejtë në punë, duke thënë me shaka se ajo “buzë që nuk ndalen, ajo flet pa pushim, si një mitraloz i vogël”. Komenti u shoqërua me të qeshura dhe brohoritje nga turma, e cila e përjetoi momentin si pjesë të stilit karakteristik të presidentit për të krijuar një atmosferë më të gjallë në skenë.

Ndërsa në internet pati diskutime të ndryshme, mbështetësit e Trump e vlerësuan këtë si shembull të humorit të tij të drejtpërdrejtë dhe të marrëdhënies së ngrohtë me anëtarët e stafit, duke theksuar se ai shpesh e përdor humorin për të afruar publikun dhe për të mbajtur energjinë lart.