Ambasada gjermane në Kosovë: S’lejohet fushatë nga zyrtarë të huaj në Gjermani 3 muaj para zgjedhjeve

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka rikujtuar sot rregullat që ndalojnë aktivitetet e fushatës zgjedhore të zyrtarëve të huaj në Gjermani në periudhën më pak se tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.

Në një njoftimin e publikuar, Ambasada thekson se kjo vlen edhe për kandidatët nga Kosova, duke pasur parasysh diasporën e madhe kosovare që jeton në Gjermani.

“Duke pasur parasysh diasporën e madhe të Kosovës në Gjermani, dëshirojmë t’i kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, aktivitetet e fushatës zgjedhore nga zyrtarë të huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Kosovë.

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme fillon më 17 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor.