Të arrestuar si grup i strukturar kriminal në Fushë Krujë/ Zbulohen FOTO-t e Marvin Bushatit dhe Agim Nina

Në prangat e policisë kanë rënë 6 pjestarë të grupit kriminal të familjes Rraja në Fushë Krujë, të cilët akuzohen për trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.

Sipas burimeve për SYRI-n nga gazetari Elton Qyno, mësohet se janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 3 janë ekzekutuar në burg. Gjithashtu mësohet se përveç të arrestuarve 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni lidhet mbi të dhënat në SKY. 

Në burg i është komonikuar masa e sigurisë shtetasve Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimt atë të ‘grupit të strukturuar kriminal’.

Të arrestuarit:

1-Marvin  Bushati

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3-Sokol Qaja

4-Gazmir Rraja

5-Perparim Rraja

6-Rexhep Rraja  

(Agim Nina)

(Marvin Bushati)