Trendi më i neveritshëm online i vitit 2025: 'pastrimi nga parazitët' mbush internetin me foto jashtëqitjesh
Me shumë gjasë, ky është trendi më i shpifur që ka dalë në internet gjatë vitit 2025: rrjetet sociale po mbushen me fotografi të jashtëqitjes njerëzore.
Trendi quhet “pastrim nga parazitët” (parasite cleanse) dhe, ndonëse parazitët janë të njohur që nga kohët e lashta, përshkrimet më të hershme mjekësore datojnë nga Egjipti i lashtë, rreth viteve 3000–400 p.e.s., mënyra se si flitet për ta sot është krejtësisht moderne.
Bëhet fjalë kryesisht për parazitë të zorrëve: krimba, ascaris, flukse, Giardia lamblia… Ideja e përbashkët është se këta parazitë po “jetojnë fshehurazi” në trupin e shumë njerëzve dhe se duhet dëbuar me çdo kusht.
Problemi? Disa përdorues në rrjetet sociale kanë filluar të postojnë foto të jashtëqitjes së tyre, duke pretenduar se ajo që shihet janë parazitë që kanë dalë pas një “pastrimi”. Një shembull i përfolur është influencerja @coachkatie.rogers, e cila publikoi një imazh që ngjante me kapakun e një tenxhereje të mbushur me masa të zeza të përdredhura, të cilat ajo i quajti “rope worms”. Sipas saj, kjo ndodhi që në ditën e parë të pastrimit të zorrëve.
Po çfarë është ky “pastrim nga parazitët”?
Bëhet fjalë për një trend wellness që përfshin konsumimin e gjërave si fara papaje të bluara, vaj rigoni, arra të zeza, hudhër dhe barishte të tjera. Online, mbështetësit e këtij trendi pohojnë se këto kura nxjerrin parazitët nga trupi – shpesh të shoqëruara me foto të një tualeti plot me diçka që duket si makarona vermiçeli.
Disa madje sugjerojnë se një “detoks 10-ditor” është dhurata perfekte, apo se pastrimi duhet nisur 3–5 ditë para hënës së plotë për rezultate më të mira.
Çmimi? Një komplet i tillë 10-ditor mund të kushtojë deri në 288 paund.
Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur.
Në fakt, establishmenti mjekësor është dukshëm skeptik. Edhe pse parazitët e zorrëve ekzistojnë, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 25% e popullsisë botërore është e prekur nga infeksione parazitare, dhe në disa zona tropikale kjo shifër mund të arrijë në 50% , kjo nuk do të thotë se çdo person që mendon se ka parazitë, i ka vërtet.
Madje, edhe në rast infeksioni real, pirja e vajit të rigonit apo “detokset” alternative nuk janë domosdoshmërisht trajtimi më efektiv.
Vetë influencerja në fjalë më vonë pranoi se ajo që e quajti “krimb” mund të ketë qenë thjesht mukus i grumbulluar dhe ushqim i patretur, jo një parazit i vërtetë.
@coachkatierogers Filmed this in the bath lol so sorry for the water sounds in the background #cleanse #healing ♬ Green Gramophone soundtrack from Hello Neighbour - timaeqq