Tmerr në Milano, modelja 20-vjeçare drogohet, merret peng dhe nxirret në shitje online

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Italinë fqinje, ku një modele 20-vjeçare nga Britania e Madhe u mor peng dhe u nxor në shitje online.

Ajo u rrëmbye në Milano nga një 30-vjeçar polak, i cili u përpoq ta shiste online dhe  kërcënonte gjatë gjithë kohës me jetë.

“La republika” raporton se e reja  u mbajt e burgosur për një javë dhe se ishte droguar,

Identiteti i saj nuk është bërë i ditur,por autori është identifikuar si Lukasz Herba.

Ai  u përpoq ta shiste 20-vjeçaren në internet për 300 mijë Euro, duke kërkuar pagesë me monedhën virtuale Bitcoin.

Pasi u zbulua, ai i kërkoi policisë 50 mijë Euro që ta linte të lirë 20-vjeçaren dhe kërcënoi ta vriste nëse modelja i thoshte policisë se çfarë i kishte ndodhur gjatë një jave që po mbahej peng. Megjithatë, policia italiane arriti ta lironte vajzën dhe të arrestonte 30- vjeçarin.

. Modelja mbërriti në Milano më 11 korrik dhe aty u mor peng pasi u drogua. Prokurorët po hetojnë për bashkëpunëtorë të tjerë. /SYRI.net/