Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, 2 autorët me kapuç në kokë dhe me motor
Mbrëmjen e sotme (9 dhjetor) në qytetin e Shkodrës ka ndodhur një shpërthim me tritol në një biznes lokal.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skënderbeg’.
Sipas burimeve zyrtare, lënda plasëse është vendosur tek subjekti i prodhimit të reklamave ‘Lufa’, i cili është në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmeti.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësve.
Gazetari i Syri Tv informon se ka dyshime se autorët kanë qenë 2 të cilët kanë lëvizur me motor. Pasi kanë vendosur tritolin janë larguar me shpejtësi. Të dy autorët kanë qenë me kapuç në kokë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në lagjen "Skënderbeg", Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.