VIDEO/ Kounde, 'bomber' i Barcelonës, dy golat e tij përmbysin rezulatatin ndaj Eintracht Frankfurtit

Barcelona përjetoi një mbrëmje plot emocione në “Camp Nou”, duke e kthyer një ndeshje të vështirë në një festë të madhe falë një protagonisti të papritur: Jules Kounde. Mbrojtësi francez u shndërrua në goleadorin e katalanasve, teksa me dy goditje të sakta me kokë përmbysi Eintracht Frankfurtin dhe ndezi tifozët në tribunat e mbushura plot.

Ndonëse Barcelona mendoi se kishte kaluar e para në avantazh që herët, një gol i anuluar dhe një rrjetë e pësuar krijuan tension në fushë. Por pjesa e dytë solli një rikthim spektakolar, ku karakteri, vendosmëria dhe qetësia e katalanasve u materializuan në tri minuta magjikë, duke e kthyer rezultatin dhe duke siguruar një fitore të rëndësishme 2-1.

Barcelona mendoi se kishte gjetur avantazhin në minutën e 10-të, kur Robert Lewandowski e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua menjëherë pasi asistenti ngriti flamurin për pozicion jashtë loje. Arbitri Davide Massa kontrolloi aksionin me VAR dhe në minutën e 11-të konfirmoi vendimin: goli i Barcelonës mbetet i pavlefshëm.

Barcelona – Einntracht Frankfurt 2-1

Pak më vonë, Eintracht Frankfurti goditi i pari. Në minutën e 21-të, Nathaniel Brown shërbeu në mënyrë perfekte për Ansgar Knauff, i cili u gjend i vetëm përballë portierit. Sulmuesi nuk gaboi: gjuajti me qetësi nga skaji i zonës dhe shënoi në cepin e poshtëm të djathtë, duke i çuar gjermanët në epërsi 0-1.

E jashtëzakonshme ajo që bën Jules Kounde: mbrojtësi francez realizon dy gola me kokë brenda tri minutash lojë (50’, 53’). Në rastin i parë shfrytëzoi krosimin e Rashford, më pas atë të Lamine Yamal-it. 

Rezultatet:

Atalanta – Chelsea       2-1

Inter – Liverpool           0-0

Monaco – Galatasaray 1-0

PSV - Atl. Madrid                   2-3

Royale Union SG – Marseille          2-3

Tottenham - Slavia Prague   3-0