Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Elis Halili
Elis Halili dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të bashkisë së Vlorës.
Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Halili mbajti dhe detyrën si kryetar bashkie i komanduar për rreth dy muaj
Para dorëheqjes së Dredhës, në Bashkinë e Vlorës pati edhe një valë të madhe dorëheqjesh të drejtorëve, me kërkesë të kryeministrit Rama.
Kryetarja e re e bashkisë Vlorë është Brunilda Mersini.
Nuk dihen arsyet e dorëheqjes.