Deputeti Tritan Shehu propozon amendament për 2 miliard lekë shtesë për buxhetin e qarkut të Gjirokastrës
Si deputet i PD-së për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu , sot ka paraqitur në Komisionin e Ekonomisë një amendament për një fond shtesë prej 2 miliard lekësh, të dedikuar posaçërisht për përballimin e pasojave të reshjeve të rënda të Nëntor-Dhjetor 2025 në territorin e qarkut tonë.
Ky amendament nuk është as kërkesë politike e as propozim formal; është domosdoshmëri urgjente për qytetarët dhe komunitetet që po vuajnë dëmet e drejtpërdrejta, ekonomike e infrastrukturore.
Reagimi i deputetit të PD, Tritan Shehu:
Amendament për 2 miliard lekë si ‘Buxhet shtesë për Qarkun e Gjirokastrës’.
Mbrojta sot në Komisionin e Ekonomisë këtë kërkesë timen për kompensimin e dëmtimeve nga reshjet e muajve Nëntor–Dhjetor 2025 në Qarkun e Gjirokastrës, të ndarë në zërat:
1- 1 miliard lekë për kompensimin e banorëve dhe bizneseve ndaj dëmeve prej këtyre reshjeve.
2- 1 miliard lekë për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar nga këto reshje.
Duke paraqitur dëmtimet konkrete e kryesore të ndodhura në Qark.
Duke e argumentuar këtë edhe me gjendjen e mjerueshme në të gjithë Qarkun të nivelit ekonomik, të sistemit energjetik, të ekonomisë, të institucioneve sociale, kushteve të transportit, gjendjes së sektorit të bujqësisë, blegtorisë etj.
Diskutimin tjetër do ta realizoj në seancën plenare të Kuvendit, pavarësisht mendimit që do të konkludojë Komisioni i Ekonomisë.