SYRI TV/ Qeveria zgjeron hartën e implementimit PPP-ve, burgjet dhe infrastruktura gjyqësore me PPP

Qeveria ka vendosur të zgjerojë fushën e zbatimit të koncesenoneve publik privat, ku do përfshihen shpërndarja e ujit, energjisë, por dhe instanca të rëndësisë së vecante si burgjet dhe  infrastrukura gjyqësore. Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat" u dikstua këtë të marë të Komisionin e Ekonomisë, ku deputetët e cilësuan të papranueshme dhenien e burgjeve me PPP, teksa kërkuan më shumë transparencë për termat financiar të  kontratave koncensionare. 

SYRI TV

Burgjet dhe Infrastrukura gjyqësore dhe të gjithë sektorët jetike të vendit pritet të jepen  më koncension, teksa kjo është e shkruar e bardha në të zezë në projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", që u disktua këtë të martë në komisionin e Ekonomisë.

Ishte vetë deputeti socialist Erion Braçe që ngriti shqetësimin për dhënien me koncension të burgjeve dhe infrastrukurës gjyqësore, teksa kërkoi shpjegime, nese neni katër i këtij projektligji që ka të bëjë me fushën e zbatimit të koncensioneve është përafruar me direktivat e BE.

Ndërkohë projekti për dhënien e burgjeve për koncension u konfirmua dhe nga drejtori i Agjensisë së Trajtimit Koncensioneve, Emiljano Gjika që tha sa i përket nenit 4 të projektligjit që ka të bëjë më fushën e zbatimit të koncensioneve ai është marrë sipas direktivave të BE.

Ndërkohë deputetët e PD në Komision kërkuan që analiza për vlerën e parave të jetë kryefjalë e PPP-ve, teksa deputeti Enno Bozdo, u shpreh se është e papranueshme që çdo gjë të jepet me koncension.

Sipas Nenit 4 të projektligjit  “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", fusha e zbatimit të koncensioneve është zgjeruar, duke përfshirë, shpëndarjen e ujit, energjisë, elektrike, menaxhimin e mbetjeve dhe strehimin.