Elbasan, breshëri kallashnikovi te ura e Bakallit, gjendet e djegur BMW-ja. Ja kujt i përket

Pas breshërisë së plumbave që u shkreh në ajër në afërsi të Urës së Bakallit në Elbasan, policia u vu në ndjekje të autorit në lagjen "Emin Matraxhiu".

Viktima apo dëme nuk pati, por shumë panik.

Policia ka arritur t gjejë makinën prej nga ku u qëllua, por të djegur. Ishte djegur në lagjen Haxhias.

Nga verifikimet e kryera nga Policia, mjeti i përkiste shtetasit me inicialet B.B. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe sidomos, pe mjeti u dogj pas të shtënave.