SYRI TV/ Halla e 15-vjeçarit të vrarë në protestë, e zhgënjyer nga shoqëria që nuk ‘reagon’

Barie Çupi, halla e 15 vjeçarit te vrarë Erion Boba i ka bërë thirrje shoqërisë mos jetë indiferente por të reagojë për vrasjen e të miturve. Sipas saj nëse sot nuk reagojmë, nesër mund të ketë edhe adoleshentë të tjerë që bien viktime e sherreve. Çupi kërkon drejtësi duke deklaruar se përveç autorit duhet të shkojnë para drejtësisë e dy shokët e tij.

Syri TV

Halla e 15 vjeçarit të vrarë në Durrës, Erjon Boba në ka dalë sot në shenjë proteste duke kërkuar drejtësi për nipin e saj. Barie Çupi rrëfen dhimbjen e familjes, teksa i bën thirrje shoqërisë të reagojë për të tilla ngjarje, pasi rasti i Erjonit nuk është vetëm i tyre por i të gjithë prindërve, që duhet të reagojnë sot që nesër mos te gjenden në situatën që sot janë ata.

Çupi kërkon zbardhjen e ngjarjes, pasi sipas saj Erjoni nuk ka pasur lidhje me sherrin, dhe përveç arrestimit te autorit halla kërkon edhe identifikimin e shokëve të tjerë të tij që kanë qenë pjesë e konfliktit.

15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës më 25 nëntor, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M. K., nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. 15-vjeçari gjeti vdekjen pas 10 ditësh në spitalin e Tiranës.