SYRI TV/ Plazhet e Divjakës kthehen në landfill, tonelatat me mbetje s’i pastron bashkia

Brigjet e Adriatikut janë kthyer në landfill për mbetje të shumta të cilat derdhen nga lumenjtë të cilët kalojnë në fshatra shqiptar. Një nga ndotësit kryesor është lumi Shkumbin ku gjatë këtij viti ka sjellë tonelata me mbetje urbane të cilat janë hedhur nga banorët ku kalon rrjedha e këtij lumi. Si pasojë e këtyre mbetjeve i gjithë plazhi i Divjakës dhe Vilë Bashtovës është mbushur më plehra nga më të ndryshme të cilat kanë mbuluar të gjithë hapësirën ranore.

Syri TV

Lumi Shkumbin është kthyer në burim ndotës për zonën e plazhit të Divjakës dhe të Vilë Bashtovës, pasi mbetjet të shumta urbane që hidhen nga banorët e fshatrave ku kalon ky lum përfundojnë në rërën e këtyre plazheve. Peshkatarët, që frekuentojnë grykëderdhjen e Shkumbinit për gjueti, shprehen se këtë sasi kaq të madhe mbetjesh nuk janë parë prej dekadash

Edhe ata pak turistë që vizitojnë parkun kombëtar Divjakë-Karavasta ku përfshihet dhe plazhi, mahniten nga bukuritë natyrore, por zhgënjehen nga pakujdesia e për mirëmbajtjen e kësaj zone.

Shoqatat mjedisore japin alarmin për këtë katastrofë mjedisore, e cila është e vështirë të rikuperohet me fondet që ata marrin nga organizatat e huaja për të bërë heqjen e këtyre mbetjeve.

Ndërkohë Bashkia e Divjakës justifikohet se nuk ka burime të mjaftueshme për të hequr sasitë të mëdha të mbetjeve që kanë përlarë të gjithë hapësirën ranore që administron kjo bashki.