'Zëri i qytetarëve mungon dhe duhet dëgjuar'/ Zhulali: Ftojmë tiranasit në konsultime për një buxhet më transparent
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka njoftuar zhvillimin e një serie takimesh konsultuese me qytetarët dhe grupet e interesit, në kuadër të përgatitjes së Buxhetit 2026–2028.
Zhulali thekson se dialogu mes bashkisë dhe taksapaguesve ka munguar dhe është i domosdoshëm, ndërsa këshilltarët e Partisë Demokratike synojnë të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve përpara vendimeve që prekin jetën e tyre të përditshme.
Takimet do të zhvillohen në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Më 10 dhjetor, në orën 16:00, do të mbahet takimi me familjet e prekura nga tërmeti, për të adresuar nevojat e tyre dhe paqartësitë e procesit të rindërtimit.
Po atë ditë, në orën 18:00, do të mbahet takimi me përfaqësues të bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, ku do të diskutohen sfidat dhe propozimet për një klimë më të favorshme për biznesin në kryeqytet.
Më 11 dhjetor, në orën 16:00, do të zhvillohet takimi me prindër dhe përfaqësues të komunitetit arsimor, për të identifikuar prioritetet e investimeve në infrastrukturën arsimore, përfshirë riparime, zgjerime dhe ndërtimin e ambienteve të reja.
Zhulali u bën thirrje të gjithë të interesuarve të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me sugjerimet e tyre në këto konsultime publike.
Postimi i plotë:
Thirrje për Dialog – Bashkë për Tiranën tonë!
Të dashur banorë të Tiranës,
Në prag të miratimit të Buxhetit 2026–2028 për Bashkinë e Tiranës, do të zhvillojmë disa seanca keshillimore me qytetarë dhe grupe interesi. Këto takime synojnë të nxisin një dialog të munguar por të domosdoshëm ndërmjet bashkisë dhe taksapaguesve për të trajtuar me përparësi problemet dhe sfidat e tyre.
Si këshilltarë vendorë të Partisë Demokratike, besojmë se zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet – veçanërisht para vendimeve të rëndësishme që prekin jetën e përditshme të të gjithëve.
Prandaj, ju ftojmë të merrni pjesë në serinë e takimeve publike që do të zhvillojmë, ku do të kemi mundësinë të bashkëbisedojmë për nevojat, sfidat dhe zgjidhjet për to.
TAKIMI 1:
Me familjet e prekura nga tërmeti
Ku: Salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës
Kur: 10 dhjetor, ora 16:00
Për të diskutuar: Mbulimi i nevojave për familjet e dëmtuara që nuk kanë marrë ende zgjidhje, kanë paqartësi ose kontestime të procesit.
TAKIMI 2:
Me përfaqësues të bizneseve (të vogla, të mesme dhe të mëdha)
Ku: Salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës
Kur: 10 dhjetor, ora 18:00
Për të diskutuar: Sfidat dhe propozimet për një mjedis miqësor për biznesin në Tiranë.
TAKIMI 3:
Me prindër dhe përfaqësues të komunitetit arsimor
Ku: Salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës
Kur: 11 dhjetor, ora 16:00
Për të diskutuar: Identifikimi i nevojave për investime prioritare në infrastrukturën arsimore – riparime, zgjerime, objekte të reja, fusha sportive etj.
Të interesuarit, lutem të kontaktojnë për detaje të mëtejshme.