Mbledhja e KLP – Joni Keta zgjidhet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të diskutuar dhe miratuar projektvendimin “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
Sipas planit të punës, kandidati i propozuar për pozicionin e drejtorit të BKH ishte Joni Keta.
Ndërkohë pas votimit mësohet se Keta është emëruar drejtor i BKH .
Ai do do ketë një mandat 5 vjeçar.
Joni Keta ka marrë 11 vota pro dhe nuk ka patur asnjë votë kundër.
Joni Keta ka mbajtur postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, edhe prokurorë.
Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj.
Ky proces u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, ku të pranishëm në momentin e vendimmarrjes ishin përfaqësues të ICITAP (Programi i Ndihmës për Trajnime Hetimore Penale Ndërkombëtare) dhe të Bashkimit Europian.